Shkatërrimi i 2 bandave të kontrabandës së armëve
Komandanti i policisë së provincës Khuzestan të Iranit njoftoi shkatërrimin e dy bandave të kontrabandës së armëve dhe municioneve në këtë provincë jugperëndimore të vendit.
Gjeneral brigade Sejed Mohammad Salehi, komandanti i policisë së provincës Khuzestan të Iranit, tha se oficerët e policisë së inteligjencës dhe sigurisë publike të provincës Khuzestan u informuan për aktivitetet e dy bandave të kontrabandës së armëve dhe municioneve në qytetin Ahvaz. Gjeneral Salehi shtoi se oficerët e policisë iraniane, përmes monitorimit të vazhdueshëm, identifikuan strehën e tre elementëve kyç të këtyre bandave dhe i arrestuan në dy operacione të veçanta pas koordinimit me autoritetin gjyqësor. Komandanti i policisë së provincës Khuzestan të Iranit në lidhje me këtë tha se është konfiskuar edhe një makinë. Gjatë operacionit u sekuestruan 62 pistoleta dhe një automatik kallashnikov, së bashku me 122 automatikë të tjerë./ParsToday