Prill 30, 2022 16:19 Europe/Tirane
  •  Regjimi sionist nuk ka kurrfarë legjitimiteti

Zëdhënës i qeverisë së Iranit deklaroi se regjimi sionist nuk ka legjitimitet dhe as komponent ligjor e juridik të një shteti.

Ali Bahadori Xhahromi, zëdhënës i qeverisë së Iranit, deklaroi se regjimi uzurpues sionist ka 74 vjet që po përpiqet të fitojë legjitimitet dhe shtoi: "Përveç mbështetjeve financiare dhe jofinanciare të shteteve perëndimore ndaj regjimit sionist, edhe disa liderë të vetëshitur të shteteve arabe gjithashtu me normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, kanë shpenzuar çdo gjë që kishin në dispozicion në favor të regjimit sionist".

Bahadori Xhahromi shtoi se këto shtete u përpoqën ta shpëtonin regjimin sionist nga kriza e legjitimitetit, por jo vetëm që nuk ndodhi një gjë e tillë, por tanimë mendimtarë dhe intelektual të pavarur dhe të drejtë  perëndimorë flasin për rënien e afërt të regjimit sionist.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane deklaroi se ajo që shkaktoi dështimin e këtyre shteteve dhe dështimin e planit të krerëve të regjimeve arabe për të mbështetur regjimin sionist gjatë 7 dekadave të fundit, ishte vigjilenca dhe prania e popujve të rajonit në skenën e zhvillimit.

Bahadori Xhahromi duke theksuar se Dita Botërore e Kodsit është simbol i qartë dhe thirrje e qartë për zgjimin e popujve, shtoi: "Mungesa e legjitimitetit të regjimit sionist që po vërehet gjithnjë e më shumë me praninë e popujve në skenën e zhvillimeve, ka edhe bazë të fortë juridike sepse regjimi sionist nuk posedon asnjërin prej elementëve përbërës të një shteti nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës publike".

Zëdhënësi i qeverisë iraniane vuri në dukje se regjimi sionist me të drejtë e konsideron Iranin armikun e tij numër një, ndërsa theksoi: "Nga ky këndvështrim fshirja e sëmundjes kancerioze sioniste nga rajoni është dëshira e zemrës së popullit iranian".

Dje (e premte), 29 prill 2022 që përkoi me 27 Ramazan të vitit 1443 hixhri kameri, u shënua Dita Botërore e të Kodsit./ParsToday