Irani nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij
Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e veta deri në sigurimin e plotë dhe gjithëpërfshirëse të të drejtave të popullit iranian në negociatat e Vjenës, që do të thotë mbrojtjen e të drejtave të tij ekonomike dhe atomike".
Ali Bahadori Xhahromi në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve IRNA të dielën, në lidhje me çështjet e ngritura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth dështimit të bisedimeve të Vjenës, tha: “Negociatat janë një nga çështjet ditore në tryezën e Republikës Islamike të Iranit krahas çështjeve të tjera në arenën ndërkombëtare”.
Ai theksoi: "Irani nuk do të tërhiqet kurrë nga mekanizmat diplomatikë ndërkombëtarë dhe do ta ndjekë këtë çështje seriozisht deri në mbrojtjen e plotë dhe gjithëpërfshirëse të të drejtave të kombit iranian, pra mbrojtjen e të drejtave ekonomike të popullit iranian dhe mbrojtjen e të drejtave të veta në fushën e teknologjisë atomike".
Bahadori Xhahromi vazhdoi: “Aktualisht nuk kemi asnjë gjë të re në lidhje me bisedimet e Vjenës”./ParsToday