May 01, 2022 13:13 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al Aksa

Burimet e informimit kanë njoftuar se më shumë se 4500 kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa duke përdhosur këtë vend të shenjtë.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Youm njoftoi gjatë muajit prilli (2022), 4700 kolonë sionistë kanë hyrë me forcë dhe nën mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa dhe kulmi i kësaj dhune ishte në pesë ditët e festës hebraike.

Burimet e informimit theksuan gjithashtu se forcat ushtarake të regjimit sionist arrestuan 775 palestinezë Bejtul-Mokades gjatë muajit të kaluar, shumica e të cilëve u arrestuan brenda Xhamisë Al Aksa.

Regjimi sionist ka lëshuar gjithashtu 517 urdhra për dëbimine palestinezëve nga qyteti Bejtul-Mokades.

Ndërkohë sot gjithashtu një numër i të rinjve palestinezë u qëlluan dhe u plagosën nga forcat ushtarake sionistë në një qytet në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Sipas faqes palestineze të lajmeve Mea, forcat ushtarake të regjimit sionist të shtunën mbrëma sulmuan qytezën Al-Zababdeh, në jug të qytetit Xenin.

Sipas këtij burimi, të rinjtë palestinezë u përleshen me forcat ushtarake të regjimit sionist pasi u sulmuan nga militantët sionistë në qytetin Al-Zababdeh dhe gjatë këtyre përleshjeve u plagosen disa palestinezë.

Gjithashtu të shtunën mbrëma, edhe në afërsi të qytezës Azun në lindje të qytetit Kalkilije në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan janë zhvilluar përleshje mes forcave ushtarake të regjimit pushtues sionist dhe të rinjve palestinezë gjatë të cilave u plagosën disa palestinezë./ParsToday