May 01, 2022 19:15 Europe/Tirane
  • Prania e faktorëve të huaj në rajon shkakton pasiguri

Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit theksoi de prania e faktorëve të huaj në rajon shkakton pasiguri.

Gjeneral Alireza Tangsiri, komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: "Vendet e rajonit mund të vendosin sigurinë në këtë rajon të ndjeshëm dhe nuk ka nevojë për praninë e forcave ushtarake të shteteve të huaja. Ne kemi dërguar vazhdimisht një mesazh paqeje dhe miqësie për fqinjët tanë jugorë. Ne po mundohemi të vendosim sigurinë në këtë rajon dhe prania e faktorëve të huaj në këtë rajon nuk është aspak e justifikuar dhe prania e tyre sigurisht që shkakton vetëm pasiguri".

Gjeneral Tangsiri shtoi: "Amerikanët dhe forcat e shteteve transrajonale nuk kanë vend në këtë rajon dhe regjimi pushtues sionist definitivisht nuk do të ketë vend në këtë rajon. Irani gjithashtu ka qenë tolerant deri diku dhe nëse mbaron durimi i Iranit, atëherë me siguri se çdo shtet që përpiqet të krijojë probleme për interesat e Iranit në Gjirin Persik, me padyshim se do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe penduese nga forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit".

Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit e konsideroi gjithashtu të rëndësishëm emrin "Gjiri Persik" dhe tha: "Ky është "Gjiri Persik" dhe askush nuk mund t'i japë një emër të rremë kësaj pozite gjeografike"./ParsToday