Iran, 18 persona humbin jetën nga virusi Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 7.223.005 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 18 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 141.114 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 697 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 7.223.005 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 18 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 141.114 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 6.989.358 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 1.038 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 51.215.314 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 64.345.832 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 57.569.769 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Gjithashtu 27.059.040 persona kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Korona. Deri më tani janë dhënë 148.984.641 doza të vaksinës kundër virusit Korona./parstoday/