Qershor 21, 2021 11:25 Europe/Tirane
  • Netanyahu do të largohet nga rezidenca e Kryeministrit

Lideri i opozitës izraelite Benjamin Netanyahu dhe familja e tij do të largohen nga rezidenca zyrtare e kryeministrit të vendit jo më vonë se 10 korriku, thanë Netanyahu dhe kryeministri i ri i Izraelit.

Netanyahu  u shkarkua nga posti i kryeministrit në fillim të këtij muaji. Ministri i Jashtëm Yair Lapid dhe Kryeministri Naftali Bennett patën sukses në bashkimin e një qeverie pas zgjedhjeve të katërta të Izraelit në dy vjet. Netanyahu, i cili shërbeu për 12 vjet si kryeministër derisa qeveria e Bennett u betua javën e kaluar, ende nuk ka lëvizur nga rezidenca e kryeministrit në Jeruzalem. Në një deklaratë të përbashkët të shtunën vonë, zyrat e Bennett dhe të Netanyahut thanë se ata kishin rënë dakord që familja Netanyahu do të linte rezidencën jo më vonë se 10 korriku. Pas kësaj, deklarata tha se "banesa do të transferohet në përdorim të Kryeministrit Bennett".

/parstoday/