May 03, 2022 12:38 Europe/Tirane
  • Militantët sionistë sulmojnë Bregun Perëndimor

Militantët sionistë plagosën dhe arrestuan një numër palestinezësh në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit, duke vazhduar sulmet e tyre në zonat e Bregut Perëndimor.

Sipas Palestine Today, forcat izraelite të hënën sulmuan dhe rrahën të rinjtë palestinezë në qytetin Kafr al-Balad në lindje të provincës së Bregut Perëndimor .  Militantët sionistë sulmuan palestinezët me plumba plastikë, duke plagosur dhjetëra prej tyre. Dëshmitarët okularë raportuan se një mjek 70-vjeçar i quajtur Ahmad Mahfouz, i cili po trajtonte të plagosurit, u qëllua në qafë dhe u plagos gjatë përleshjeve. Një numër i madh palestinezësh u plagosën gjithashtu nga thithja e gazit lotsjellës. Milicitë okupatore sioniste sulmuan edhe besimtarët palestinezë pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në qytetin Nalin, në perëndim të Ramallah, duke plagosur tre të rinj palestinezë. Milicitë sioniste arrestuan gjithashtu një numër civilësh dhe të liruarish palestinezë nga zonat në Bregun Perëndimor. Që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, milicitë sioniste dhe kolonët kanë intensifikuar krimet e tyre duke sulmuar xhaminë Al-Aksa dhe duke përdhosur vendet e shenjta palestineze dhe myslimane, duke vrarë disa dhe duke plagosur dhe arrestuar me qindra./ParsToday