Nuk ekziston kurrfarë pengese për bashkëpunimin Moskë-Teheran
Ambasadori i Rusisë në Iran tha se nuk ekziston kurrfarë pengese për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Iranit në fushën e armatimeve.
Levan Jagarian, ambasadori i Rusisë në Iran, në një intervistë me gazetën "Izustia", vuri në dukje sanksionet kundër Iranit dhe tha: "Pas heqjes së embargos së armëve ndaj Republikës Islamike të Iranit, nuk ekziston kurrfarë pengese për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e armatimit midis Iranit dhe Rusisë, dhe Teherani për realizimin e qëllimeve të veta në fushën e mbrojtjes, mundet të blejë armë nga Rusia".Jagarian në këtë intervistë gjithashtu duke vë në dukje sanksionet perëndimore kundër Rusisë, tha se Moska dhe Teherani po përshpejtojnë bisedimet për integrimin e sistemeve kombëtare të pagesave "Mir" dhe "Shetab" përballë sanksioneve kundër Rusisë.“Media britanike njihet si një fabrikë për prodhimin e lajmeve të rreme”, tha diplomati rus në lidhje me pretendimet e mediave britanike se Irani po furnizonte me armë Rusisë, duke përfshirë platformat për lëshimin e raketave anti-ajrore.Jagarian gjithashtu vuri në dukje edhe marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe reagoi në lidhje me disa akuza se Rusia po pengon bisedimet e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe heqjen e sanksioneve kundër Iranit, duke theksuar: "Moska ka bërë çdo përpjekje për ta kthyer marrëveshjen bërthamore në gjendjen e par largimit të paligjshëm të qeverisë amerikane të Trump në maj 2018. Me këtë veprim, Amerika ka shkelur hapur ligjin ndërkombëtar".Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, ambasadori rus në Iran u shpreh optimist se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të regjimit sionist për të destabilizuar situatën në rajonin e Azisë Perëndimore, kontaktet ndërmjet zyrtarëve iranianë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite do të çojnë në stabilizimin dhe normalizimin e rajonit të Gjirit Persik./ParsToday