May 04, 2022 19:49 Europe/Tirane
  • Regjimi pushtues sionist ndalon transmetimin e ezanit në Xhaminë Al Aksa

Zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka kërkuar një reagim të gjerë dhe të ashpër ndaj veprimit të forcave pushtuese të regjimit sionist në Bejtul-Mokades për të ndaluar thirrjen e ezanit në Xhaminë Al Aksa.

Xhamia Al Aksa si simboli kryesor i identitetit islamo-palestinez të qytetit Bejtul-Mokades, ka qenë gjithmonë objektiv i veprimeve shkatërruese të regjimit pushtues sionist.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Youm të mërkurën njoftoi se Tarik Izzudin, zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, bëri thirrje për një reagim ndaj veprimit të regjimit sionist për ndalimin e transmetimit të ezanit në Xhaminë Al Aksa veprim ky që nxit kolonët sionistë për të vazhduar agresionin dhe veprimet e dhunshme për të shkelur hapur ritet fetare myslimane.

Tarik Izzudin theksoi se ndalimi i ezanit nga ana e forcave ushtarake të regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa është një shkelje e rrezikshme ndaj vijave të kuqe dhe se duhet ndërmerren veprime konkrete ndaj kësaj politike kriminale të regjimit sionist.

Zëdhënësi i lëvizjes së lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës shtoi gjithashtu se vazhdimi i akteve terroriste nga forcat ushtarake të regjimit sionist në Bejtul-Mokadel kundër vendeve islame po provokon ndjenjat e palestinezëve dhe besimtarëve myslimanë në përgjithësi.

Tatrik Izzedin theksoi se lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës në asnjë mënyrë nuk neglizhon detyrën e vet të shenjtë në mbrojtjen e simboleve të shenjta dhe popullit palestinez dhe tokës së Palestinës, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat deri në dëbimin e pushtuesve dhe çlirimin e Palestinës. .

Zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës i ka bërë thirrje popullit palestinez në Bejtul-Mokades dhe në territoret e pushtuara të Palestinës që të mobilizohet për t'iu kundërpërgjigjur agresionit dhe kërcënimeve të forcave ushtarake të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë./ParsToday