Hamasi paralajmëron Tel Avivin për luftë gjithëpërfshirëse
Pas hyrjes së disa grupeve të kolonëve sionistë me dhunë në xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) paralajmëroi se ky veprim mund të çojë në një luftë gjithëpërfshirëse në Palestinën e pushtuar.
Rreth 600 kolonë sionistë kanë hyrë sot, të enjten, me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa, me rastin e të ashtuquajturës "Dita e Pavarësisë" së regjimit sionist që në realitet është pushtimi i Palestinës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) lëshoi një deklaratë këtë pasdite në reagim të këtij veprimi të regjimit sionist në të cilën tha: "Hyrja me dhunë e disa grupeve të kolonëve sionistë në Xhaminë Al Aksa nën mbrojtjen e forcave ushtarake të regjimit pushtues sionist është një veprim i rrezikshëm dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj besimtarëve myslimanë që mund të çojë deri në shpërthimin e një lufte gjithëpërfshirëse dhe kabineti qeveritar i regjimit pushtues sionist do të jetë plotësisht përgjegjës për pasojat e këtij veprimi.Lëvizja Hamas në këtë deklaratë, e përshkroi ekzistencën e regjimit sionist si një njollë turpi mbi ballin e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila po ndjek qëndrime të dyanshme dhe hipokrite në trajtimin e çështjes së Palestinës dhe të drejtave legjitime të popullit të saj, duke përfshirë çlirimin e vendit dhe të drejtën për vetëvendosje.Lëvizja Hamas i bëri thirrje gjithashtu umetit mysliman dhe arab që të mbështesin rezistencën e popullit palestinez dhe kauzën e tij të drejtë deri në shkatërrimin e regjimit pushtues sionist.Autoritetet e regjimit sionist njoftuan dje se nga sot kolonët do të lejohen të hyjnë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe ta përdhosin këtë vend të shenjtë.Grupet e rezistencës palestineze gjithashtu paralajmëruan Tel Aviv mbrëmë me deklarata të veçanta për pasojat e këtij veprimi.Mediat hebraike gjithashtu raportuan mbrëmë se autoritetet e sigurisë së Tel Avivit kanë marrë seriozisht paralajmërimet e grupeve të rezistencës palestineze dhe sot kanë vendosur në gatishmëri sistemin "Kupola e Hekurit"./ParsToday