May 05, 2022 15:40 Europe/Tirane
  • Falja e namazit më të gjatë

Ceremonia më e gjatë për kryerjen e namazit "Al-Duha" në historinë e Xhamisë Al-Aksa u mbajt për t'u përballur me sulmet e kolonëve sionistë.

Kanali informativ "Al-Risala" ka shkruar: "Mbrojtësit në Kodsin e pushtuar kanë falur namazin "Al-Duha" për më shumë se tre orë në për t'u përballur me sulmet e dhunshme të kolonëve sionist. Ky është namazi më i gjatë në historinë e Xhamisë Al Aksa.Disa grupe ekstremiste të kolonëve sionistë këtë javë u bënë thirrje sionistëve që të shkojnë në Xhaminë Al Aksa sot (e enjte) me rastin e asaj që ata e quajnë "Dita e Pavarësisë".Regjimi sionist gjithashtu për këtë qëllim, hapi portën "Bab al-Magharbeh" në Xhaminë Al Aksa dhe grupi i parë i kolonëve sionistë hynë në mënyrë të dhunshme në ambientet e Xhamisë Al Aksa.

Mëngjesin e sotëm, burimet informative  raportuan se kolonët sionistë kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në Xhaminë Al Aksa nën mbrojtjen e forcave ushtarake të regjimit sionist.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri i regjimit Naftali Bennett ka ka dhënë pëlqimin që kolonët sionistë të hyjnë me forcë në Xhaminë Al Aksa me rastin 74-vjetorit të pushtimit të Palestinës, pas një ndalimi 12-ditor.Me dhjetëra palestinezë të vendosur në Xhaminë Al Aksa u plagosën dhe u lënduan pasi u qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës nga forcat ushtarake izraelite. Forcat ushtarake të regjimit sionist qëllojnë me gaz lotsjellës besimtarët myslimanë brenda në Xhaminë Al Aksa/ParsToday