May 06, 2022 08:55 Europe/Tirane
  • Sionistët pohojnë : Paguam një çmim të lartë për operacionin Ilaad

Ministri për siguri të brendshme të regjimit sionist në reagim në lidhje me operacionin në koloninë sioniste Ilaad, ka pohuar se autoritetet sioniste kanë paguar një çmim të lartë.

Mediat palestineze njoftuan të enjten mbrëma se disa sionistë u vranë dhe u plagosën gjatë një operacioni të rezistencës në koloninë sioniste Ilaad, në lindje të Tel Avivit.

Kanali informativ Al-Jazeera të premten njoftoi se ministri sigurisë së brendshme të regjimit sionist Avmar Barlow, pranoi se forcat e sigurisë së regjimit sionist nuk kanë arritur ende të arrestojnë autorët e këtij operacioni në koloninë sioniste Ilaad.

Ky zyrtar sionist tha se policia dhe forcat e Shabak (Organizata e Sigurisë së Brendshme) po ndjekin autorët e operacionit në koloninë sioniste Ilaad.

Kjo është në kohën kur kolonët sionistë sulmuan Avmar Barlow në vendin e kryerjes së operacionit martirizues në koloninë sioniste Ilaad në Tel Aviv të enjten mbrëma, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Kryeministri i regjimit sionist Naftali Bennett, në fund të një takimi sigurie duke folur për operacionin e rezistencës palestineze në koloninë sioniste Ilaad, premten në mëngjes, kërcënoi autorët e këtij operacioni martirizues dhe i quajti ata si "elementë destruktiv" duke pretenduar se ata do të paguajnë një çmim të rëndë.

Ministri i luftës së regjimit sionist Benny Gantz gjithashtu ka kërcënuar autorët e operacionit në koloninë sioniste Ilaad dhe ka thënë se nxitësit e tyre do të paguajnë një çmim të rëndë./ParsToday