Sionistët sot janë të rrethuar nga fronti i rezistencës
Imam i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se armiku sionist sot ndodhet i rrethuar nga fronti i rezistencës islamike.
Huxhetul-Islam Sejed Muhamed Hasan Abu Turabifard në ceremoninë e namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se sot Palestina është një prioritet parësor për botën islame dhe pavarësisht të gjitha vështirësive çnjerëzore që po ushtrohen ndaj palestinezëve në territoret e pushtuara, mbi 200 mijë myslimanë palestinezë kanë marrë pjesë në tubimin madhështor në namazin e të premtes në Bejtul-Mokades, gjegjësisht në Xhaminë Al Aksa dhe kjo çështje është shumë shpresëdhënëse dhe përmban një mesazh të qartë për armiqtë e Islamit.
Abu Turabifard duke thënë se regjimi sionist deri më tani ishte pozicionuar në pozitën sulmuese dhe lufta gjashtë ditore ishte simboli i këtij agresioni, shtoi: "Në luftën gjashtë ditore tre vende islame, Egjipti, Siria dhe Jordania u sulmuan nga regjimi sionist, mirëpo sot ky pozicion sulmues u shndërrua në një pozicion mbrojtës. Sot sionistët ndodhen të rrethuar nga fronti i rezistencës islame nga ana e Rripit të Gazës, Bregut Perëndimor, Hezbullahut të Libanit dhe nga grupet e tjera të rezistencës islame dhe situata ka ndryshuar tërësisht dhe kjo rrugë do të vazhdojë deri në shkatërrimin e regjimit sionist dhe pjesëmarrja e qytetarëve në marshin e Ditës Botërore të Kodsit i ka dhënë një mbështetje edhe më të madhe rezistencës për realizimin e këtij ideali".
Abu Turabifard në vazhdim tha: "Të premten e kaluar Umeti Islam ka shënuar një pjesëmarrje të gjerë në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit. Edhe mediat botërore e kanë pohuar një gjë të tillë dhe kjo pjesëmarrje e gjerë në marshin e Ditës Botërore të Kodsit forcon më shumë unitetin mes besimtatëve myslimanë"./ParsToday