May 07, 2022 10:01 Europe/Tirane
  • Irani ka zhvilluar teknologjinë e prodhimit të avionëve luftarakë

Shefi për koordinimin e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi se Irani ka zhvilluar teknologjinë për prodhimin e avionëve luftarakë.

Forcat e armatosura të Iranit kanë prodhuar lloje të ndryshme të avionëve luftarakë dhe transportues të quajtur "Azarakhsh", "Iran 141" dhe "Kovsar".

Projektimi dhe prodhimi i avionit luftarak "Kovsar", një avion luftarak i gjeneratës së katërt, dërgoi mesazhin e arritjes së Iranit në nivelin vetëmjaftueshmërisë së plotë dhe arritjen e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit në teknologjinë e prodhimit të avionëve luftarakë.

Admiral Habibullah Sajari, shefi për koordinim të ushtrisë së Iranit, në ceremoninë e hapjes së periudhës së tetë paraprake të shërbimit ushtarak elitar, deklaroi: “Ne në fushën e forcave ajrore, kemi arritur në një pozitë në të cilën prodhojmë avionë luftarakë të rinj duke u mbështetur tek specialistët e industrisë ushtarake, forcat e armatosura dhe te universitetet e vendit”.

Duke folur për arritjet dhe sukseset ushtarake të Iranit në fushën e forcave detare, admiral Habibullah Sajari tha: “Sot jemi një nga vendet e pakta që kemi aftësinë e nevojshme për prodhimin e anijeve luftarake raketahedhëse dhe destrojer dhe pretendojmë se kemi aftësinë për të prodhuar pajisje të avancuara në fushën e forcave detare"./ParsToday