May 08, 2022 13:03 Europe/Tirane
  • Jemeni reagon ndaj shkeljes së armëpushimit nga Arabia Saudite

Një anëtar i zyrës politike të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtare të Jemenit reagoi ndaj shkeljes së përsëritur të armëpushimit të përkohshëm në Jemenit nga Arabia Saudite dhe deklaroi se qeveria e Sanaas nuk do të qëndrojë duarkryq përballë agresionit.

Ali Al-Kahum, anëtar i zyrës politike të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, deklaroi: "Forcat e armatosura të Jemenit kanë shumë për të thënë në kundërpërgjigje të agresionit të Arabisë Saudite. Armët strategjike të prodhuara nga forcat jemenase mund të përdoren në kundërpërgjigje ndaj agresionit dhe shkeljeve të armëpushimit nga ana e Arabisë Saudite".

Al-Kahum deklaroi se koalicioni saudit nuk e ka respektuar armëpushimin që në fillim, armëpushimi bazohej në situatën humanitare dhe çështjen e të burgosurve, por koalicioni saudit po përpiqet të krijojë sa më shumë pengesa dhe të mposhtë të gjitha përpjekjet për të ruajtur armëpushimin.

Duke theksuar se Sanaa ka qenë e përkushtuar ndaj kushteve të armëpushimit që nga fillimi dhe nuk e ka shkelur kurrë atë, ky anëtar i zyrës politike të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit shtoi se është koalicioni saudit ai që po përpiqet të prishë armëpushimin, prandaj, Riadi është përgjegjës për shkeljen armëpushimi dhe durimi ynë nuk do të zgjasë shumë./ParsToday