May 11, 2022 16:30 Europe/Tirane
  • Edukimi i brezave me identitet kombëtar i domosdoshëm

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se sektori i arsimit dhe edukimit është përgjegjës për edukimin e brezave që ndërtojnë qytetërim, prandaj, breza adoleshent dhe të të rinjve duhet të kenë identitet kombëtar dhe islamik-iranian, të jenë të sigurt në vetvete, të qëndrueshëm, të vetëdijshëm për idetë dhe idealet e Imam Khomejni (ra) dhe të arsimuar në mënyrë efikase.

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik njoftoi se Ajatullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, u takua sot (e mërkurë) me qindra mësues dhe arsimtarë iranianë dhe gjatë këtij takimi duke iu referuar qëllimit afatgjatë për krijimin e një qytetërimi të ri dhe të zhvilluar Islam, tha se burimet njerëzore përbëjnë infrastrukturën e çdo qytetërimi dhe themeluesit e qytetërimit të ri islam janë brezat të cilët tani ndodhen në dispozicion të mësuesve dhe arsimtarëve, prandaj rëndësia dhe vlera e punës së mësuesit duhet kuptuar nga ky këndvështrim.Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha se këto gjenerata me këtë synim madhështor duhet të kenë një identitet iranian-islamik, besim dhe bindje të forta dhe të thella, të kenë vetëbesim, të jenë të sigurt, të vetëndërtuar, vigjilentë dhe të vetëdijshëm për qytetërimet e vjetruara të Lindjes dhe Perëndimit, të jetë shkencëtarë dhe efikas në mënyrë që t'i japin formë atij qytetërimi.Ajatullah Khamenei duke iu referuar formimit të elementëve të shquar në sistemin arsimor pas Revolucionit Islamik, shtoi se falë përpjekjeve të mësuesve dhe arsimtarëve, në katër dekadat e fundit janë rritur dhe edukuar elementë me ndikim të madh në fusha të ndryshme, por kjo nuk mjafton dhe për atë qytetërim të lulëzuar, kultivime të tilla duhet të jenë të shtrira në të gjitha fushat dhe anë e mbanë vendit.Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e konsideroi të kuptuarit e vlerës së rezistencës dhe qëndrueshmërisë si një nga nevojat e nxënësve dhe tha se në një botë ku të gjithë, qoftë Lindja apo Perëndimi po mundohen të imponojnë me forcë politikën e vet, brezat e ardhshëm që nga tani duhet të mësojnë vlerën dhe rëndësinë e qëndresës dhe rezistencës në mënyrë që nën dritën e këtyre mësimeve, të bëhen njerëz që ndërtojnë qytetërim dhe kombi dhe vendi i tyre të krenohet me ata./ParsToday