May 12, 2022 18:58 Europe/Tirane
  • Vrasja e gazetares Ebu Aklah tregoi kulmin e egërsisë dhe barbarizmit sionist

Brigadat "Izudin Kasam", krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), dënuan vrasjen e gazetares palestineze Shirin Abu Aklah të kanali televiziv Al-Jazeera, e cili u qëllua me plumb nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Agjencia e Lajmeve ISNA njoftoi se brigadat "Izudin Kasam" në një deklaratë të enjten se ky krim i urryer dhe i tmerrshëm është akt i zakonshëm dhe i përhershëm i armikut sionist në vrasjen e gazetarëve dhe civilëve në Palestinë.Brigadat "Izudin Kasam"  në deklaratën e tyre theksoi se ky krim tregoi edhe një herë brutalitetin dhe dhunën e regjimit sionist dhe përpjekjet e dështuara të këtij regjimi për të fshehur krimet e tij dhe për të heshtur zërin e së vërtetës.Kjo nuk është hera e parë që regjimi pushtues sionist kryen një krim të tillë. Krime të këtij lloji janë kryer edhe më parë. Qëllimi i krimeve të tilla të regjimit sionist është ndalimi i përhapjes së lajmeve dhe pamjeve filmike të akteve të tyre çnjerëzore dhe terroriste në territoret e pushtuara të Palestinës. Në fakt, regjimi sionist po kryen krimin e eliminimit fizik të gazetarëve për të parandaluar pasqyrimin e të vërtetës dhe realitetit që po ndodhë në territoret e pushtuara palestineze.Forcat e regjimit sionist të mërkurën në mëngjes vranë gazetaren palestineze Shirin Abu Aklah, një reportere 51-vjeçare e kanalit televiziv Al-Jazeera, gjatë kohës kur ajo ishte duke mbuluar përleshjet e dhunshme të forcave ushtarake sioniste me palestinezët në kampin Xhenin. Gjatë kësaj dhune të forcave sioniste është plagosur Ali al-Samudi, një reporter i gazetës palestineze Al-Quds.Në muajt e fundit, krimet e regjimit pushtues sionist kundër palestinezëve janë rritur ndjeshëm në dimensione të ndryshme.Dhjetëra palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën./ParsToday