May 13, 2022 13:17 Europe/Tirane
  • Irani ka një pozitë të dalluar në botën e energjisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF) duke vë në dukje faktin se Irani ishte një nga vendet e para që rifitoi kontrollin e burimeve të tij të naftës, deklaroi: "Irani ka një pozitë të dalluar në botën e energjisë"

Panairi i 26-të ndërkombëtar i naftës së Iranit u hap sot (e premte) me pjesëmarrjen e 1200 kompanive iraniane dhe 44 kompanive të huaja nga 11 vende të botës në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve në Teheran.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Hamel, sekretari i përgjithshëm i Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF) të premten në ceremoninë e hapjes së Panairit të 26-të Ndërkombëtar të Naftës, Gazit, Rafinimit dhe Petrokimisë në Teheran shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë panair deklaroi: "Kjo ngjarje me më shumë një çerek shekulli histori, e ka prezantuar industrinë e energjisë së Iranit si një nga industritë më të mira dhe më fleksibile në arenën ndërkombëtare".

Duke vënë në dukje se Irani është një anëtar themelues i organizatës OPEC dhe posedon një nga rezervat më të mëdha të vërtetuara të gazit natyror në botë, Muhamed Hamel shtoi se Irani ishte një nga anëtarët themelues të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit në vitin 2001 dhe samiti i tretë i këtij forumi në vitin 2015, u zhvillua në Teheran.

Muhamed Hamel tha: "Iranianët janë aktualisht të punësuar në të gjitha nivelet e Sekretarisë dhe kanë numrin më të madh të anëtarëve të stafit në Forumin e Vendeve Eksportuese të Gazit në Doha të Katarit, gjë që tregon një simbol të pjesëmarrjes pozitive të Iranit në Forumin GECF".

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit deklaroi gjithashtu se industria e gazit duhet të investojë rreth 8 trilion dollarë deri në vitin 2050, duke shtuar se gazi natyror është një lëndë djegëse për vendet në zhvillim për të ecur drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit në botë dhe një nga themeluesit e Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF).

Algjeria, Bolivia, Egjipti, Guinea Ekuatoriale, Irani, Libia, Nigeria, Katari, Rusia, Trinidad dhe Tobago, Venezuela janë 11 anëtarët kryesorë të GECF, ndërsa Malajzia, Norvegjia, Iraku, Peruja, Republika e Azerbajxhanit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë anëtarë vëzhgues në forumin GECF.

Anëtarët e Asamblesë së Vendeve Eksportuese të Gazit përbëjnë 44% të prodhimit botëror të gazit, 67% të rezervave botërore të gazit, 64% të transmetimit të gazit me tubacione dhe 66% të tregtisë së gazit natyror të lëngshëm (LNG)./ParsToday