May 13, 2022 19:04 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake saudite torturojnë rëndë e 25 jemenas dhe vrasin 7 prej tyre

Ministria e Shëndetësisë e Jemenit njoftoi forcat ushtarake të Arabisë Saudite kanë torturuar rëndë 25 civilëve jemenas dhe si pasojë e këtyre torturave kanë vdekur shtatë civil jemenas.

Shkëmbimi i të robërve të luftës është një nga temat kryesore në bisedimet mes grupeve jemenase, në të cilat përpjekjet në këtë fushë kanë dështuar gjithmonë dhe vetëm në disa raste të rralla është realizuar shkëmbimi i një numri të caktuar të robërve me ndërmjetësim autoriteteve lokale.

Faqja informative Sebea net. njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Jemenit njoftoi sot (e premte) se 25 civilë jemenas u torturuan për vdekje në zonën Al-Raku të provincës Saade të Jemenit.

Ministria e Shëndetësisë së Jemenit shtoi se shtatë nga të torturuarit përfundimisht kanë vdekur dhe trupat e tyre u dërguan në spitalin "Xhumhurije" në Saade. Këta persona u torturuan me lidhje elektrike si dhe me mbytje artificiale.

Ministria e Shëndetësisë së Jemenit dënoi ashpër këto veprime çnjerëzore duke thënë se veprime të tilla janë në kundërshtim me ligjet humanitare dhe ndërkombëtare, ndërsa kritikoi heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve të tilla të ushtrisë saudite.

Organizata për të drejtat e njeriut "Ain" deklaroi gjithashtu në një deklaratë se ekziston mundësia e rritjes së numrit të vdekjeve në mesin e robërve jemenas të luftës, ndërsa shtoi: "Këto veprime kriminale tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit Al Saud, i cili nuk toleron bashkëjetesën me të tjerët. Kjo gjithashtu tregon se të gjitha pretendimet për reforma në Arabinë Saudite nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra".

Muajin e kaluar, Ali al-Deilami, ushtruesi i detyrës së kreut të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut të Jemenit, tha se Arabia Saudite po loz me armëpushimin në Jemen dhe me çështjen e robërve të luftës. Autoritetet jemenase janë të shqetësuar për fatin e robërve të luftës dhe ekzistojnë të dhëna të sakta për torturimin e robërve të luftës nga sauditët./ParsToday