May 14, 2022 08:08 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Vjenës do të hapen pas zbatimit të zotimeve nga pala tjetër

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha: "Bisedimet e Vjenës kanë arritur në një fazë ku nyja mund të zgjidhet vetëm me aderimin e palës që ka gabuar e cila duhet tu përgjigjet zgjidhjeve logjike dhe parimore të Iranit".

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, të premten në Tëitter shkroi: Shtetet e Bashkuara me shkeljen e zotimeve dhe Evropa me lënien pas dore të zotimeve të tyre, nuk arritën të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga vullneti i mirë i Iranit; Nëse ata kanë vullnetin për t'u kthyer, Irani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje. Enrique Mora, koordinatori i bisedimeve të Vjenës, u takua të mërkurën dhe të enjten e kaluar me Ali Bagheri, zëvendësin politik të Iranit dhe kryenegociatorin e Teheranit, për të diskutuar vazhdimin e bisedimeve të Vjenës. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell gjithashtu njoftoi të premten se bisedimet për heqjen e sanksioneve do të vazhdojnë në të ardhmen e afërt dhe në një intervistë të shkurtër me gazetarët, vlerësoi vizitën e Enrique Mora në Teheran, duke shtuar: "Negociatat me Iranin do të rifillojnë së shpejti". “Bisedimet bërthamore me Iranin u pezulluan, por vizita e koordinatorit të BE-së në Iran lejoi që bisedimet të rifillonin”, tha ai. Zyrtari i lartë evropian shprehu shpresën se do të arrihet një marrëveshje midis Iranit dhe palës tjetër, duke thënë: "Ka një perspektivë për të arritur një marrëveshje përfundimtare." Më herët, ministri i jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian e quajti vizitën e Enrique Mora në Teheran një mundësi tjetër për të zgjidhur çështjet e mbetura të bisedimeve të Vjenës: Një marrëveshje e mirë dhe e besueshme është e disponueshme nëse Shtetet e Bashkuara marrin një vendim politik dhe u përmbahen angazhimeve të tyre./ParsToday