May 17, 2022 10:59 Europe/Tirane
  • Në Taxhikistan përurohet fabrika e prodhimit të dronëve iranianë

Në Dushanbe të Taxhikistanit u përuruar fabrika e prodhimit të dronëve tërësisht iranianë "Ababil 2" gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe ministrit të mbrojtjes së Taxhikistanit Shir Ali Mirza.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri në ceremoni deklaroi se Republika Islamike e Iranit, me përpjekjet e ekspertëve dhe shkencëtarëve të saj, ka shënuar një zhvillim të ndjeshëm në të gjitha dimensionet ushtarake dhe të mbrojtjes, veçanërisht në zhvillimin e teknologjisë së dronëve, ndërsa shtoi: "Sot jemi në një pozicioni ku përveç plotësimit të nevojave të brendshme, mund të eksportojmë pajisje ushtarake edhe në vendet mike me qëllim të rritjes së sigurisë dhe paqes".Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit e cilësoi hapjen e fabrikës për prodhimin e dronëve iranian "Ababil 2" në Taxhikistan si një pikë kthese në bashkëpunimin ushtarak midis të dy vendeve.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane kryesoi një delegacion ushtarak të nivelit të lartë për vizitë në Taxhikistan të hënën për të promovuar dhe zgjeruar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e mbrojtjes dhe ushtarake mes Iranit dhe Taxhikistanit.Dronët tërësisht iraniane "Ababil 2" mund të fluturojnë nga platformat e lancimit të instaluara në automjete; gjë që e ka bërë këtë dron të mos ketë nevojë për pistë për ulje dhe ngritje, dhe si rezultat dronët e llojit "Ababil 2" kanë një kapacitet për manovrim dhe lëvizshmëri të lartë për fluturim.Droni i llojit "Ababil 2" drejtohet dhe kontrollohet nga qendra e drejtimit tokësor dhe mund t'i transmetojë imazhet e marra në qendrën e kontrollit dhe komandës.Zbulimi ajror dhe mbikëqyrja e fushëbetejës, patrullimi kufitar, fotografimi ajror, gjuajtja e artilerisë dhe kryerja e operacioneve shkatërruese; janë aftësi të tjera të këtij lloji të dronit.Gama e funksionimit të këtij droni është 100 km dhe "Ababil 2" ka një kohëzgjatje fluturimi nga 75 deri në 120 minuta./ParsToday