May 17, 2022 15:02 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite e interesuar për të biseduar me Iranin për fushën e gazit Arash

Ministri i Energjisë së Arabisë Saudite njoftoi interesimin e Riadit dhe Kuvajtit për të biseduar me Iranin në lidhje me fushën e përbashkët të gazit Arash/Al-Dar'a.

Faqja informative Al-Khalij Online njoftoi ministri saudit i energjisë Abdul Aziz bin Salman në Konferencën e 29-të të Naftës dhe Gazit në Lindjen e Mesme e cila u zhvillua në Bahrein, deklaroi se Arabia Saudite dhe Kuvajti janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Iranin në lidhje me fushën e gazit Arash / Al-Dara.Abdul Aziz bin Salman në këtë konferencë deklaroi: "Kuvajti dhe Arabia Saudite dëshirojnë të bisedojnë me Iranin në lidhje me fushën e gazit Al-Darara (Arash), sepse burimet e saj janë në interesin e përbashkët të dy vendeve".Pas këtyre deklaratave,, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Sa'id Khatibzade, reagoi ndaj këtyre deklaratave të zyrtarit saudit dhe theksoi: "Fusha e gazit Arash / Al-Dara është një fushë e përbashkët midis Iranit, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, ndërsa disa pjesë të saj ndodhen brenda ujërave të papërcaktuara midis Iranit dhe Kuvajtit”.Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: “Sipas rregulloreve dhe procedurave ndërkombëtare, çdo veprim në funksionimin dhe zhvillimin e kësaj fushe duhet të bëhet në bashkërendim dhe bashkëpunim të të tre vendeve, dhe për rrjedhojë veprimi i fundit i Kuvajtit dhe Arabisë Saudite në formën e një dokument bashkëpunimi bie ndesh me procedurat aktuale, prandaj si të tilla janë të paligjshme dhe nuk kanë ndikim në statusin ligjor të kësaj fushe të gazit dhe nuk janë të pranueshme nga Republika Islamike e Iranit".Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në fund gjithashtu theksoi: "Republika Islamike e Iranit gjithashtu rezervon të drejtën për të shfrytëzuar fushën e gazit "Arash / Al-Darah".Më 21 mars, Kuvajti dhe Arabia Saudite nënshkruan një dokument për zhvillimin e fushës së gazit Arash/Al-Durra e cila, sipas një deklarate nga Kompania e Naftës së Kuvajtit, pritet të prodhojë 1 miliard këmbë kub gaz në ditë dhe 84.000 fuçi në ditë të kondensatës së gazit./ParsToday