May 17, 2022 19:08 Europe/Tirane
  • Teherani dhe Havana nënshkruajnë marrëveshje

Ministri i çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit dhe zëvendëskryeministri i Kubës ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit, Sejed Ehsan Khandouzi gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Kubës dhe të dërguarin special Ricardo Cabrisas Ruiz në Teheran deklaroi se qeveria e Republikës Islamike të Iranit gjithnjë kërkon krijimin e marrëdhënieve ekonomike afatgjatë dhe të qëndrueshme me vendet e Amerikës Latine, sidomos me Kubën.Zëvendëskryeministri i Kubës Ricardo Cabrisas Ruiz gjatë këtij takimi prezantoi planin e zhvillimit ekonomik të Kubës, duke numëruar edhe disa faktorë me ndikim negativë mbi ekonominë e Kubës, si sanksionet dhe bllokada ekonomike apo efektet serioze të pandemisë së virusit Covid 19, ndërsa theksoi: "Dy faktorë, ndryshimi i klimës dhe në veçanti lufta në Ukrainë kanë ushtruar ndikim negativ në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbi ekonominë e Kubës".Zëvendëskryeministri i Kubës deklaroi gjithashtu gatishmërinë e vendit të tij për të përdorur përvojën dhe teknologjinë e kompanive iraniane në zbatimin e projekteve të rëndësishme ekonomike në atë vend.

Ricardo Cabrisas Ruiz, zëvendëskryeministri dhe i dërguari i posaçëm i presidentit të Kubës, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ka arritur në Teheran për t'u takuar me zyrtarë të Republikës Islamike të Iranit dhe për të mbajtur takimin e 18-të të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik.Marrëdhëniet Iran-Kubë u forcuan pas fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979 dhe anëtarësimit të Iranit në Lëvizjen e Vendeve të Paangazhuara, anëtarët e së cilës kishin pikëpamje të ngjashme antiimperialiste dhe këto bashkëpunime vazhdojnë edhe sot në fusha të ndryshme./ParsToday