May 16, 2022 10:22 Europe/Tirane
  • Shpëtimi një anije e Omanit nga marina iraniane

Marina e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit shpëtoi një anije të Omanit e cila ishte bllokuar në ujërat ndërkombëtare për shkak të një defekti teknik.

Marina e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit është një forcë përcaktuese në fusha të ndryshme dhe duke u pajisur me lloje të reja të anijeve prodhim vendas, duke përfshirë anijet sipërfaqësore dhe nëndetëset, ajo është kthyer në një fuqi të madhe detare në Gjirin Persik dhe në Oqeanin Indian. Aktualisht, Flota e 80-të Detare e Marinës iraniane, me anë të destrojerit Alborz dhe anijes Mbështetëse logjistike Bushehr, për qëllime humanitare po kryen një mision në Gjirin e Adenit dhe në Oqeanin Indian. Sipas Marrëdhënieve me Publikun të Marinës, anija e peshkimit e Omanit ishte bllokuar në ujërat ndërkombëtare, kështu që ekipi i patrullimit të marinës iraniane në ujërat ndërkombëtare rreth bregut të Makranit u dërgua në zonë për t’i ardhur në ndihmë kësaj anije duke shpëtuar të gjithë ekuipazhin e saj. Për shkak të dëmtimit të rëndë të anijes ajo u tërhoq dhe u transferua në portin bregdetar të Makranit dhe iu dorëzua rojeve kufitare./ParsToday