May 16, 2022 14:24 Europe/Tirane
  •     Regjimi sionist sulmon Bregun Perëndimor

Forcat izraelite në një akt brutal sulmuan brutalisht pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sipas burimeve informative seria e veprimeve armiqësore të ushtrisë sioniste kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara, vazhdon akoma.  Sipas agjencisë së lajmeve Sama, pas sulmit të gjerë të forcave sioniste në Bregun Perëndimor, shpërtheu një përleshje e ashpër mes tyre dhe qytetarëve palestinezë.  Dëshmitarët okularë thanë se një numër qytetarësh palestinezë u arrestuan nga sionistët. Forcat izraelite dje sulmuan edhe fshatin Kafr Kudum në veri të Bregut Perëndimor, duke plagosur dhjetëra palestinezë.  Militantët sionistë sulmuan gjithashtu fshatin Al-Xhaniyah, në perëndim të Ramallah dhe arrestuan një numër të rinjsh palestinezë. Në javët e fundit, sulmet militante sioniste ndaj palestinezëve janë intensifikuar dhe milicitë sioniste shpesh qëllojnë drejtpërdrejt mbi palestinezët./ParsToday