May 20, 2022 09:56 Europe/Tirane
  • Vazhdon greva e urisë së dy palestinezëve në regjimin sionist

Zyra e të burgosurve palestinezë të luftës njoftoi vazhdimin e grevës së urisë të dy të burgosurve palestinezë në regjimin sionist.

Të burgosurit palestinezë vitet e fundit kanë hyrë vazhdimisht në grevë urie në burgjet izraelite. Në vitin 2019, më shumë se 400 të burgosur palestinezë refuzuan të hanin për nëntë ditë në shenjë proteste për ndalimin e tyre. Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite i nënshtrohen vazhdimisht dhunimit fizik, mendor ose çnjerëzor.  Sipas IRNA të enjten, Zyra Palestineze e të Burgosurve të Luftës njoftoi; Khalil Aëadah, 40 vjeç, nga fshati Azna, është në grevë urie për të 78-ën ditë radhazi. Gjithashtu greva e urisë e 27-vjeçarit Raed Rjan nga fshati Beit Dako në veri të Kodsit të Shenjtë ka arritur në ditën e 43-të radhazi. Rreth 4800 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë 170 fëmijë, 39 gra dhe dhjetëra të moshuar./ParsToday