May 21, 2022 07:55 Europe/Tirane
  • Vullneti i mirë i Iranit për të arritur një marrëveshje në Vjenë

Në një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së, ministri i jashtëm iranian theksoi vullnetin e mirë të Teheranit për të arritur një marrëveshje në Vjenë.

Husein Amir-Abdullahian foli në telefon me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve dhe zhvillimet më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë krizën në Ukrainë. Në këtë bisedë, Amir Abdullahian, duke iu referuar vizitës së fundit të Enrique Mora, zëvendësministrit të Jashtëm të BE-së, në Teheran, u shpreh: Gjatë vizitës së tij janë shqyrtuar iniciativat ekzistuese. Duke iu referuar seriozitetit të Republikës Islamike të Iranit për një marrëveshje të fortë dhe të qëndrueshme, ai tha: Teherani ka vullnetin e mirë për të arritur një marrëveshje. Në këtë drejtim, Amir Abdullahian falënderoi përpjekjet konstruktive të Josep Borrell dhe Enrique Mora. Ai gjithashtu iu referua krizës në Ukrainë dhe tha: Republika Islamike e Iranit ka theksuar gjithmonë kundërshtimin e saj ndaj luftës, përfshirë atë në Ukrainë. “Irani nuk ka miratuar kurrë një standard të dyfishtë në trajtimin e krizës në Jemen, Afganistan, Ukrainë dhe vende të ngjashme”, tha ai. Republika Islamike e Iranit u bën thirrje të dyja palëve të konfliktit në Kiev dhe Moskë për dialog dhe përfundimin e luftës dhe zgjidhjen e krizës e konsideron të mundshme me diplomaci dhe dialog. Duke iu referuar bisedimeve të tij me ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në muajt e fundit, Amir Abdullahian njoftoi gatishmërinë e Iranit për të mbështetur paqen, sigurinë dhe ndërmjetësimin. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, gjithashtu përmendi iniciativat e paraqitura nga Republika Islamike e Iranit gjatë bisedimeve në Vjenë dhe tha: Tani jemi në një rrugë të re dialogu dhe duhet të fokusohemi tek zgjidhjet. Borrell tha: Shpresoj të arrijmë një rezultat të mirë./ParsToday