May 25, 2022 09:52 Europe/Tirane
  • Problemi i ndotjes së ajrit

Në vazhdën e konsultimeve intensive me ministrat e jashtëm të disa vendeve të rajonit, ministri i jashtëm iranian ka biseduar në telefon me ministrat e jashtëm të Sirisë, Irakut dhe Kuvajtit.

Sipas IRNA, Husein Amir-Abdullahian theksoi ndjeshmërinë dhe urgjencën e menaxhimit të problemit të ndotjes së ajrit me origjinë të huaj në vende të ndryshme, i cili ka prishur jetën normale të njerëzve dhe kërcënon jetën e tyre. Në këtë drejtim, mes Ministrit të Punëve të Jashtme dhe homologëve të tij u ra dakord për ngritjen e një delegacioni teknik ekspertësh të  përbërë nga Organizata e Mjedisit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera përkatëse të cilët do të nisen menjëherë në Irak dhe Siri për të qenë të pranishëm në terren dhe për të shkëmbyer me homologët e tyre eksperiencat në  mënyrën e bashkëpunimit kolektiv rajonal për t'u marrë me ndotjen e ambientit. Ata do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të eksplorojnë mundësitë për një zgjidhje më efektive dhe të menjëhershme. Në këtë drejtim, duke qenë se një pjesë e bashkëpunimit rajonal për trajtimin e çështjes së ndotjes së ambientit është e hapur për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin aktiv të qeverisë saudite, u vendos që ministri i Jashtëm i Irakut ta ndjekë këtë çështje me homologun e tij saudit në mënyrë që edhe ai vend të marrë pjesë dhe ndihmojë në këtë nismë rajonale për zgjidhjen e këtij problemi./ParsToday