May 25, 2022 19:56 Europe/Tirane
  • Fëmijët palestinezë janë në shënjestër të krimeve të përditshme të regjimit sionist

Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës deklaroi se fëmijët palestinezë janë objektiv i krimeve të përditshme terroriste të regjimit sionist.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi të mërkurën se Ghaith Rafik Jamin, një djalë 16-vjeçar palestinez i cili u qëllua në kokë nga forcat ushtarake të regjimit sionist në rajonit e varrit të Profetit Jusuf a.s. në Nablus, është martirizuar për shkak të plagëve të rënda.

Kanali informativ Al-Jazeera njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Autonom të Palestinës njoftoi të mërkurën se aktet terroriste të regjimit sionist kundër palestinezëve, veçanërisht kundër fëmijëve të kësaj toke, po shtohen për çdo ditë e më tepër.

Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Autonom të Palestinës dënoi sulmet e pushtuesve sionistë në zonat dhe kampet e refugjatëve palestinezë dhe tha: "Martirizimi i Gaith Jamin ndodhi në vazhdimësi të zinxhirit të krimeve dhe vrasjeve në terren që po kryhen nga regjimi sionist".

Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës e konsideroi përgjegjës regjimin sionist për pasojat e krimeve të kryera nga ushtria dhe kolonët sionistë kundër popullit palestinez.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi mbrëmë se 77 palestinezë u plagosën në përleshjet me forcat ushtarake të regjimit sionist në pjesën lindore të Nablusit./ParsToday