May 27, 2022 09:56 Europe/Tirane
  • Mesazh ngushëllimi i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik pas incidentit në Abadan

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, dërgoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e një numri qytetarësh iranianë në incidentin fatkeq të shembjes së ndërtesës Metropolitan në Abadan në provincën jugperëndimore të Khuzestanit në Iran.

Sipas qendrës informative të Zyrës së Liderit Suprem, në këtë mesazh, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe udhëzoi autoritetet që të ndjekin penalisht dhe të ndëshkojnë fajtorët e incidentit dhe të evitojnë përsëritjen e këtyre incidenteve. Teksti i mesazhit të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, i cili u lexua mbrëmjen e së enjtes në një takim të jashtëzakonshëm në prani të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit thekson: "Aksidenti fatkeq në Abadan, përveç nevojës për veprim të shpejtë dhe shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve për reduktimin e viktimave, nxjerr në pah nevojën e ndjekjes penale të autorëve të aksidentit dhe ndëshkimit të tyre me bashkëpunimin e organeve të drejtësisë. Gjithashtu, përpjekjet e shumta për të parandaluar përsëritjen e të tilla incidenteve në të gjitha pjesët e vendit janë përgjegjësi e të gjithë zyrtarëve të vendit. E konsideroj të nevojshme të falënderoj funksionarët për aktivitetet e tyre në ditët e fundit dhe të kërkoj ndjekje dhe seriozitet të plotë në këtë drejtim. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të aksidentit dhe lutem që Zoti i Madhërishëm t'u falë atyre durim dhe shpërblim". Të hënën u shembën pjesë të ndërtesës 10-katëshe tregtare “Metropolitan” në qytetin Abadan. Të paktën 19 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në incident. Ekipet e shpëtimit që nga dita e aksidentit kanë nisur punën për të shpëtuar çdo person të ngecur nën rrënoja./ParsToday