Reagimi i Iranit ndaj veprimit fyes të festivalit të filmit Kan
Ministri i Kulturës dhe Udhëzimit Islamik i Iranit dënoi veprimin politik dhe anti-iranian të Festivalit të Filmit në Kanë.
Të dielën, në Festivalin e Filmit në Kanë, në një lëvizje joprofesionale dhe politike që u prit me një reagim të ashpër nga shumë kritikë ndërkombëtarë, festivali dhuroi një nga çmimet e veta për një film të dobët dhe poshtërues që vë në dyshim vlerat islame dhe iraniane. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; “Mohammad Mehdi Ismaili”, Ministri i Kulturës dhe Udhëzimit Islamik i Iranit, pas veprimit fyes dhe politik të Festivalit të Filmit në Kanë tha: “Irani është krenar për artistët që janë mirënjohës për sakrificat e rojeve të sigurisë dhe krenarisë së vendit tonë." Ismaili shtoi se Irani është krenar për artistët që nuk ekspozohen nga euforia e festivaleve të politizuara dhe propaganda e mediave mercenare të huaja dhe janë besnik ndaj vlerave të larta të kombit heroik./ParsToday