Qershor 02, 2022 08:00 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe tre vende evropiane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane iu drejtua Shteteve të Bashkuara dhe tre vendeve evropiane dhe tha:

"Ose mund të ndiqni opsionin e diplomacisë ose mund të veproni në drejtim të kundërt. Ne jemi gati për të dyja." Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në një postim në Twitter shkroi: Regjimi izraelit, si armiku numër një i marrëveshjes bërthamore, refuzon traktatin NPT-në dhe është poseduesi i vetëm i armëve bërthamore në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ne e dimë këtë.  Bota e di. Khatibzadeh shtoi: Është koha që tre vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të ndalojnë së fjeturi qëllimisht. Ai sqaroi: Ata ose mund të ndjekin opsionin e diplomacisë ose të veprojnë në drejtim të kundërt.  Ne jemi gati për të dyja. Ky zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane më parë në një deklaratë ka thënë: Ne i përgjigjemi me vendosmëri dhe në mënyrë të përshtatshme çdo veprimi jokonstruktiv të Bordit të Guvernatorëve dhe ata që e shohin Bordin e Guvernatorëve dhe raportin e Drejtorit të Përgjithshëm si levë dhe një mjet lojërash politike kundër Iranit, janë përgjegjës për pasojat e veprimeve të tyre. Reuters raportoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Gjermania i kishin dorëzuar Bordit të Guvernatorëve një rezolutë të propozuar kundër programit bërthamor të Iranit./ParsToday