Qershor 02, 2022 08:43 Europe/Tirane
  • Palestina bën thirrje për sanksione kundër Izraelit

Kryeministri i Autoritetit Palestinez bëri thirrje për bojkotimin e regjimit sionist nga komuniteti ndërkombëtar.

Duke iu referuar krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez, kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammed Ashtieh, tha se ushtria sioniste ka ndjekur një politikë të qëllimshme vrasëse dhe këtë e shohim çdo ditë. Ashtieh shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të largohet nga deklaratat që dënojnë veprimet e regjimit sionist dhe të ndërmarrë veprime serioze praktike kundër këtyre veprime. Kryeministri i Autoritetit Palestinez ka deklaruar se duhet të vendosen sanksione ndaj regjimit sionist dhe shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare kanë deklaruar në raportet e tyre se regjimi sionist është një shtet aparteid dhe kjo duhet të marrë fund. Në javët e fundit, sulmet militante sioniste ndaj palestinezëve janë intensifikuar dhe milicitë sioniste shpesh qëllojnë drejtpërdrejt me armë mbi palestinezët./ParsToday