Presidenti iranian viziton vendin e ngjarjes së Metropolis në Abadan
Menjëherë pas përfundimit të udhëtimit të tij provincial në Azerbajxhanin Lindor, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vizitoi vendin e incidentit në Metropolis në Abadan.
Sipas IRNA, Ajetollah Ibrahim Reisi, të premten në mëngjes, pa paralajmërim udhëtoi për në Abadan, ku vizitoi rrugën Amirkabir në këtë qytet dhe më pas inspektoi vendin e aksidentit dhe procesin e heqjes së gërmadhave të ndërtesës së metropolit dhe ekzaminoi nga afër operacionin e heqjes së mbeturinave. Gjatë vizitës ai ka biseduar me një sërë biznesesh vendore, ndërsa një sërë personash kanë folur për problemet e tyre. Një pjesë e ndërtesës së metropolit të Abadan u shemb në orën 12:40 të së hënës. Deri më tani nga rrënojat e kësaj kulle 11-katëshe janë nxjerrë trupat e 37 personave. Njëmbëdhjetë ditë pas ngjarjes, operacioni i largimit të gërmadhave vijon akoma me mobilizimin e institucioneve përkatës, si dhe prezencën e ekipeve të shpëtimit. /parstoday/