Qershor 08, 2022 08:34 Europe/Tirane
  • Nëse Izraeli bën ndonjë gabim, rrafshojmë Tel Avivin dhe Haifan

Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë Iraniane ka paralajmëruar se Teherani do të shkatërrojë Tel Avivin dhe Haifan nëse Izraeli bën ndonjë gabim kundër Teheranit.

“Me urdhër të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, ne do të rrafshojmë Tel Avivin dhe Haifan në rast të çdo gabimi të bërë nga armiku”, tha të martën gjeneral brigade Kiomars Hejdari. Hejdari vuri në dukje se territoret e pushtuara nga Izraeli do të çlirohen në më pak se 25 vjet, duke shtuar: "Sot, arritjet ushtarake dhe mbrojtëse të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë një gjemb në sytë e armiqve". Ai shtoi se “gama e dronëve dhe raketave operative të Forcave Tokësore të Ushtrisë është rritur ndjeshëm”. Duke iu referuar bazës strategjike 313 të dronëve, Hejdari tha se të gjitha pajisjet e tilla synojnë t'i përgjigjen çdo sulmi të marrë nga armiqtë e vendit, duke shtuar se armët e lehta të Forcave Tokësore të Ushtrisë Iraniane gjithashtu po "modernizohen, përditësohen dhe lokalizohen". Politikanët dhe zyrtarët ushtarakë iranianë e kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër çdo aventurizmi kundër Republikës Islamike, duke paralajmëruar për një përgjigje dërrmuese ndaj çdo akti agresioni.