Qershor 08, 2022 08:35 Europe/Tirane
  •  Izraeli drejt fundit të ekzistencës

Të hënën, më 6 qershor, koalicioni i udhëhequr nga Naftali Bennett dështoi të rinovojë projekt-ligjin që zgjeron ligjin izraelit mbi rregullat emergjente për vendbanimet në Bregun Perëndimor, sepse ky Breg Perëndimor është tani një vullkan, çdo cep i të cilit mjafton për të gjunjëzuar çdo ushtri sioniste: Xhenin, Khan Junes, Nablus, Ramallah... secili rajon ka ushtri të vërteta të pajisura me njësi komando, kamikaze, madje edhe me raketa.

A mundet Izraeli të kolonizojë ende kur secila koloni kërkon ekuivalentin e 3000 ushtarëve për mbrojtjen e saj dhe kur edhe muri ndarës me pesë shtresat e tij nuk është më i mjaftueshëm për të parandaluar "infiltrimin" e luftëtarëve palestinezë? Shkurtimisht, projekti-ligji sionist në fuqi që nga Lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967 dhe i rinovuar çdo pesë vjet nga Knesset do të përfundojë në fund të muajit mes një ndjenje shumë reale të një skadimi të përgjithshëm të entitetit sionist. Kësaj ndjenje i bëri jehonë edhe “opozita” e udhëhequr nga Likud, lideri i së cilës, pas 12 vitesh bllofi u përmbys nga sulmet e 4000 raketave dhe madje nga fundi i operacionit historik Shpata e Kudsit lutej për raketa interceptuese Tamir te furnizuesit e tij amerikanë. Likud, deputetët e të cilit i bërtitën klanit Benett, “Bennett – shko në shtëpi. Ke marrë fund. Është koha për ta rikthyer Izraelin në të djathtë”, edhe ata janë të shqetësuar nga e njëjta thirrje. Bezalel Smotrich i partisë së ekstremit të djathtë të Sionizmit Fetar parashikoi gjithashtu se "qeverisë po i vinte fundi". Por ky është fundi jo vetëm i Benetit, por edhe i Izraelit. Prandaj, është një gjendje mendore e fundit të mbretërimit në entitetin sionist dhe që tremb qindra sionistë çdo muaj, të cilët, duke ndjekur këshillën e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, largohen për t'u vendosur diku tjetër. Por askush nuk e ndjen këtë fund aq fort sa vetë Bennett, i cili paralajmëroi se regjimi sionist ishte në prag të kolapsit, sepse ai "përballet me një sprovë të vërtetë". Bennett i bëri këto komente të premten në një letër të hapur për publikun: “Sovraniteti ynë i unifikuar u shpërbë dy herë në antikitet për shkak të grindjeve të brendshme. Thyerja e parë u bë 80 vjet pas themelimit të tij, ndërsa e dyta ndodhi rreth 77 vjet më vonë. Tani po jetojmë në epokën e tretë dhe po i afrohemi 80 viteve. Ne po kalojmë një sprovë të vërtetë dhe pyesim veten nëse do të jemi në gjendje ta ruajmë Izraelin”, tha Bennett në deklaratë. Por cilat janë shenjat e kësaj agonie? Dobësia më e madhe e regjimit sionist që nga fillimi i historisë së tij të rreme mbetet popullsia izraelite dhe për këtë arsye liderët e regjimit vazhdojnë të përpiqen të bindin hebrenjtë që të emigrojnë në Palestinën e pushtuar. Ndërsa regjimi sionist u përpoq të sillte hebrenj nga e gjithë bota në Palestinë, ndodhi e kundërta. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2018, numri i njerëzve që u larguan nga territoret e pushtuara në dekadat e fundit arriti në një milion e gjysmë dhe faktet tregojnë se siguria është arsyeja më e rëndësishme e emigrimit të hebrenjve. Kjo situatë u përkeqësua pas dy luftërave të regjimit sionist kundër Hezbollahut të Libanit. Shoqëria izraelite përbëhet nga shumë sekte dhe fraksione fetare ekstremiste që janë në konflikt me njëri-tjetrin. Kabinetet e ndryshme të regjimit nuk kanë mundur asnjëherë t'i menaxhojnë këto tensione. Sionistët kanë dështuar rëndë vitet e fundit në çështjet politike, si formimi i një kabineti dhe siç kanë paralajmëruar zyrtarët e regjimit, kabineti aktual, i udhëhequr nga Naftali Bennett dhe i formuar pas shumë grindjeve dhe mosmarrëveshjeve, rrezikon të shpërbëhet në javët në vijim. Në kontekstin ku Rezistenca po forcohet në Liban dhe veçanërisht në Palestinë, aftësitë e ushtrisë izraelite sfidohen gjithnjë e më shumë. Ushtria izraelite mbështetet vetëm në forcat e saj ajrore në mungesë të një force efektive tokësore. Sipas sondazheve të fundit të kryera nga qendrat izraelite, më shumë se 64% e izraelitëve nuk i besojnë ushtrisë. Ky mosbesim gjendet edhe te ushtarët sionistë, aq sa ata nuk duan t'i bashkohen ushtrisë apo dezertojnë prej saj. Falë Rezistencës, tani palestinezët janë më të bashkuar se kurrë për të dëbuar pushtuesit. Por faktori i jashtëm më i rëndësishëm që kërcënon ekzistencën e regjimit sionist është ndërtimi i kapaciteteve të grupeve të Rezistencës në rajon, aq sa ekspertët izraelitë pranojnë se një luftë e ardhshme kundër Rezistencës mund t'i japë fund ekzistencës së Izraelit.