Qershor 21, 2021 11:30 Europe/Tirane
  • Një sulm me raketa ndaj pozicioneve të pushtuesve amerikanë në Siri

Pozicionet e forcave pushtuese të SHBA në periferi të Al-Hasakah të Sirisë, u vunë në shënjestër të raketave.

Saberin News raportoi se të hënën në mëngjes disa raketa u qëlluan në pozicionet e forcave pushtuese amerikane në bazën Al-Shadadi në periferi të Al-Hasakah në verilindje të Sirisë.  Sipas raportit, asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin dhe nuk janë raportuar viktima.  Burime të informuara gjithashtu raportuan dje se një numër i elementëve terroristë të ISIS ishin transferuar në bazën amerikane al-Shadadi në burgun kurd sirian.  Burimet shtuan se Shtetet e Bashkuara kishin transferuar këta elementë terroristë në bazën e tyre për trajnim nga forcat e inteligjencës së Uashingtonit.  Sipas burimeve, Shtetet e Bashkuara synojnë të trajnojnë dhe përdorin këto elementë terroristë për të kryer sulme kundër forcave ushtarake siriane dhe ruse, si dhe zonave të banuara dhe vitale të Sirisë.  Përkundër pretendimeve, jo vetëm që prania ushtarake dhe bazat amerikane në rajon nuk kanë krijuar stabiliitet, por ato kanë përkeqësuar tensionet, paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në rajon.  Ushtria amerikane dhe elementët e saj të lidhur terroristë për një kohë të gjatë janë të pranishëm në mënyrë të paligjshme në Sirinë veriore dhe lindore dhe përveç plaçkitjes së burimeve të naftës dhe grurit të vendit, ata në këto zona po ndërmarrin veprime kundër banorëve dhe forcave siriane.  

/parstoday/