Republika Islamike e Iranit qëndron me forcë kundër kërkesave të tepruara
Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Sa herë që kërkesat e palës tjetër në negociata me Republikën Islamike të Iranit do të rritet, qëndrimi dhe autoriteti i vendit do të përdoren në mënyrë që pala tjetër ta dijë se interesat dhe rehatia e kombit iranian janë prioritet.
Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian të dielën pas pjesëmarrjes në një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit gazetarëve u tha: Republika Islamike e Iranit ka paraqitur dhe ka vepruar sipas iniciativave dhe ideve të saj në përgjigje të sjelljes së palës tjetër. Ministri i Jashtëm iranian, ndërkohë, shprehu shpresën se: Tërësia e masave që do të merren për kthimin e të gjitha palëve në të ashtuquajturën marrëveshje bërthamore, janë për të ruajtur autoritetin e Republikës Islamike, kërkesat dhe pritshmëritë e popullit dhe mënyrën e zbatimit të tyre. Shtetet e Bashkuara dhe tre vendet evropiane, Gjermania, Britania dhe Franca, i kanë dorëzuar një projekt-rezolutë Bordit të Guvernatorëve të IAEA, duke deklaruar se çështjet e pazgjidhura në lidhje me materialin e uraniumit të gjetur në vendet e padeklaruara të Iranit janë një çështje shqetësuese. Rezoluta u miratua të mërkurën e kaluar në një takim tremujor të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Kina dhe Rusia. Pas këtij veprimi, Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi ndërprerjen e aktiviteteve të kamerave monitoruese on-line të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Organizata e Energjisë Atomike e Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit ka pasur bashkëpunim të gjerë deri më tani me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por fatkeqësisht IAEA, pa marrë parasysh se ky bashkëpunim është për shkak të vullnetit të mirë të Iranit, jo vetëm që nuk e vlerësoi këtë bashkëpunim, por gjithashtu e bëri atë një detyrë dhe obligim për Iranin./ParsToday