Qershor 13, 2022 16:24 Europe/Tirane
  • Ankaraja vazhdon të mbështesë grupet terroriste në Siri

Një numër i madh i banorëve të provincës Alepo në veri të Sirisë gjatë një proteste, dënuan planet e shtetit të Turqisë për të pushtuar përsëri Sirinë dhe për të krijuar një të ashtuquajtur zonë të sigurt, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të regjimit turk për grupet terroriste të mbështetura nga Ankaraja.

Ushtria e Turisë ka pushtuar një pjesë të Sirisë veriore dhe verilindore për dy vjet e gjysmë nën pretekstin e luftimit të terroristëve dhe një disa forca ushtarake të Turqisë ende janë të pranishme në këto zona.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane (SANA) të hënën; qytetarët e Alepos thanë se sulmet e grupeve terroriste të mbështetura nga shteti i Turqisë nuk i pengojnë ata të qëndrojnë pranë ushtrisë siriane deri në çlirimin e plotë të vendit.

Banorët e Alepos shtuan gjithashtu se regjimi turk është armiku i popullit sirian dhe se prania e trupave të tij në tokën siriane është e paligjshme dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Banorët e Alepos theksuan se veprimet e forcave ushtarake të Turqisë në territoret e pushtuara, të cilat synojnë heqjen e gjuhës arabe në mësimdhënien dhe pranimin e kurrikulave turke dhe politikën e turqizimit, pasqyrojnë ambiciet koloniale të Ankarasë.

Sipas banorëve të Alepos të Sirisë, sulmet e përditshme të grupeve terroriste të mbështetura nga shteti turk kundër civilëve bëhet me qëllim të frikësimit dhe zhvendosjes së tyre nga vendlindja e tyre dhe pushtimit për të krijuar një zonë të ashtuquajtur të sigurt.

Qeveria siriane e ka konsideruar praninë e trupave turke në veri të Sirisë si shembull pushtimi dhe ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e tyre./ParsToday