Qershor 12, 2022 12:43 Europe/Tirane
  • Brigadat

Brigadat "Izudin al-Kassam", krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), kanë prezantuar njësinë e tyre të dronëve duke publikuar fotografi dhe pamje filmike.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se këto pamje tregojnë një pjesë të fuqisë së njësisë së dronëve të Rezistencës Palestineze, e cila është e pajisur me lloje të ndryshme të dronëve.

Ekspertët ushtarakë besojnë se dronët Brigadave "Izudin al-Kassam"  janë një nga arritjet më të fundit ushtarake të rezistencës palestineze, e cila do të paraqesë më shumë sfida për regjimin sionist në betejat e ardhshme.

Brigadat "Izudin al-Kassam" përdorën dronët kamikaz "Ababil" për herë të parë në luftën e vitit 2014 kundër Gazës; më vonë, grupi i rezistencës njoftoi prodhimin dhe ndërtimin e dronëve të ndryshëm bazuar në fuqinë e brendshme në Rripin e Gazës.

Dronët "Shahab" janë një nga produktet më të reja të njësisë së dronëve të Brigadave "Izudin al-Kassam". Krahu ushtarak i Hamasit përdori dronët vetëvrasës Shahab për herë të parë gjatë operacionit "Shpata e Kodsit".

Sulmi ndaj impiantit të gazit të regjimit sionist në bregdetin verior të Gazës dhe shënjestrimi i brigadës sioniste në qytetet përreth Rripit të Gazës ishin ndër operacionet e kryera nga droni vetëvrasës Shahab.

Brigadat "Izudin al-Kassam" nuk njoftojnë me saktësi shtrirjen dhe aftësinë operacionale të dronëve të tyre për të penguar regjimin sionist. Prandaj, gjatë stërvitjes së rezistencës palestineze në Rripin e Gazës, disa dronë dhe raketa u shënuan me një "pikëpyetje".

Regjimi sionist ka vrarë inxhinierët industrialë ushtarakë të Hamasit, veçanërisht ata të përfshirë në ndërtimin dhe zhvillimin e dronëve, gjatë viteve të fundit për shkak të goditjeve të rënda që u janë shkaktuar atyre nga dronët e rezistencës palestineze.

Vrasjet e “Mohammad Al-Zawari” në vitin 2016 dhe “Fadi Al-Battash” në vitin 2018 janë vetëm dy nga këto akte kriminale të regjimit sionist./ParsToday