Nuk ka asnjë material bërthamor të padeklaruar në Iran
Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit ka deklaruar se nuk ka asnjë material bërthamor të padeklaruar në Iran dhe se pretendimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike bazohet vetëm në informacione të rreme dhe të fabrikuara të dhëna nga regjimi i paligjshëm sionist, i cili vetë ka armë bërthamore.
Për të informuar më saktë opinionin publik në lidhje me raportin e fundit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit përmbush plotësisht angazhimet e saj sipas Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Mbrojtjeve (INFCIRC / 214) që nëpërmjet saj, ANEA ruan informacionin e saj shkencor përmes një mekanizmi të fortë verifikimi që operon në sistemin e verifikimit të ANEA, duke përfshirë edhe masat e veçanta të mbikëqyrjes dhe inspektimit (C/S) mbi materialet dhe aktivitetet bërthamore të Iranit".Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit shtoi: "Aktivitetet bërthamore të Iranit nën vëzhgimin e gjithanshëm të ANEA-s, mbetën paqësore kështu që nuk ka bazë për të përmendur këto çështje dhe për të shprehur "shqetësimin" e ANEA".Republika Islamike e Iranit ka ofruar deri më tani bashkëpunimin e saj të plotë përtej detyrave dhe zotimeve të saj sipas Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Mbrojtëse dhe Protokollit Shtesë të ANEA, dhe të gjitha materialet dhe aktivitetet bërthamore të Iranit janë të deklaruara plotësisht në ANEA dhe i janë nënshtruar një sistemi verifikimi shumë të fortë.Gjatë 20 viteve të fundit, inspektimet më të gjera dhe më të shumta të ANEA-s janë kryer në Iran, siç dëshmohet nga Raporti i Masave Garante të Agjencisë në 2021, i cili thotë se 22% e inspektimeve në mbarë botën janë kryer në Iran, dhe kjo është në kohën kur Irani posedon vetëm 3% të të gjitha objekteve dhe qendrave atomike në mbikëqyrjen e ANEA në mbarë botën./ParsToday