Ministri i jashtëm i Pakistanit takohet me ministrin e jashtëm të Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Pakistanit është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit me të cilin ka diskutuar çështje me interes të përbashkët mes të dy vendeve.
Ministri i punëve të jashtme të Pakistanit Bilawal Bhutto Zardari, i cili ka arritur sot në Teheran me ftesë të ministrit të punëve të jashtme të Iranit Husejn Amir Abdulahjan, është pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit nga ministri i jashtëm iranian.Ministrat e jashtëm iranian dhe pakistanez në një konferencë të përbashkët shtypi, t'u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.Me të mbërritur në Teheran, ministri i jashtëm pakistanez Bilawal Bhutto Zardari u prit nga Sejed Rasul Mousavi, ndihmësministër dhe drejtor i përgjithshëm për Azinë Jugore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit.Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë pakistanez në Iran në qeverinë e re të Islamabadit.Pas takimeve zyrtare me presidentin, ministrin e punëve të jashtme dhe ministrin e rrugëve dhe zhvillimit urban të Iranit, ministri i jashtëm i Pakistanit do të zhvillojë një vizitë në Mauzoleun e Imam Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë në Mashhad ditën e mërkurë.Vizita e Bilawal Bhutto Zardari në Iran përkon me 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve fqinje dhe mike të Iranit dhe Pakistanit./ParsToday