Protestuesit kundër rritjes së çmimeve
Burimet izraelite të informimit raportojnë se protestuesit kundër rritjes së çmimeve kanë ngritur tenda dhe çadra në Tel Aviv dhe qytete të tjera në territoret e pushtuara të Palestinës për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të mallrave dhe çmimeve të banesave.
Në kohën kur sionistët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe kundër kushteve të vështira të jetesës, regjimi sionist ka shpenzuar 1.2 miliardë dollarë në zhvillimin e arsenalit të tij bërthamor në vitin 2021.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se ditët e fundit protestuesit sionistë kanë ngritur tenda në qytete si Beer El Saba, Bardis Hana dhe Rosh Hein, dhe qindra njerëz kanë ngritur tenda në Rothschild Street, një nga rrugët kryesore në Tel Aviv dhe në këtë mënyrë ata shprehin protestën e tyre kundër kushteve aktuale ekonomike që sundojnë në territoret e pushtuara të Palestinës.
Sipas protestuesve sionistë, kostoja e jetesës për ta në territoret e pushtuara është bërë e padurueshme.
Sipas mediave sioniste, organizatorët e këtyre çadrave presin që në orët në vijim të mbërrijnë qindra protestues.
Rrjeti televiziv izraelit 24NEWS raportoi gjithashtu për incidentin, duke thënë se lëvizja aktuale e protestës ishte një reflektim i "Kryengritjes së Çadrës" së vitit 2011, lëvizja më e rëndësishme e protestës sociale në historinë e regjimit sionist, e cila filloi me ngritjen e tendave dhe çadrave nëpër rrugë.
Prandaj, sipas raportit, protestuesit sionistë kanë planifikuar të mbajnë një demonstratë të madhe kundër rritjes së çmimit në ditën e dytë të korrikut./ParsToday