Një nga udhëheqësit e ISIS u arrestua në Al-Anbar, Irak
Kreu i Organizatës Irakiane të Inteligjencës Ushtarake njoftoi arrestimin e një prej udhëheqësve kryesorë të kërkuar të ISIS në provincën Al-Anbar.
Sipas Al-Mayadin të hënën; Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Irakut tha se lideri i ISIS ishte arrestuar pasi ishte zënë në pritë nga forcat e sigurisë në qytetin Al-Karma në provincën perëndimore irakiane të Al-Anbar. Ushtria Irakiane të Shtunën identifikoi dhe arrestoi gjithashtu një numër elementësh të ISIS, në një seri operacionesh të kryera në provincat Salah al-Din dhe Al-Anbar. Provincat e Kerkukut, Ninava, Salah al-Din, Al-Anbar dhe Diyala në Irakun verior, perëndimor dhe lindor janë ndër qendrat kryesore të veprimtarisë së mbetjeve të grupit terrorist ISIS. Prej kohës po jepen raporte për përpjekjet e SHBA për të ringjallur ISIS në Irak. Në vitin 2017, pas tre vjet luftimesh, Iraku shpalli fitoren mbi grupin terrorist ISIS, por elementët dhe bërthamat e shpërndara të këtij grupi terrorist janë akoma aktive në disa pjesë të vendit. Forcat e sigurisë irakiane po kryejnë disa operacione në përpjekje për të pastruar plotësisht këto zona nga elementët terroristë.
/parstoday/