Qershor 21, 2022 11:16 Europe/Tirane
  • Plani i armikut është të dobësojë besimin dhe shpresën dhe të induktojë krizën

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se plani dhe programi i armikut është të dobësojë besimin dhe shpresën dhe të induktojë krizën dhe paaftësinë e zyrtarëve të shtetit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjatë një fjalimi me anë të videokonferencës në takimin e Kongresit Kombëtar të Dëshmorëve sot (e martë) në qytetin Shahrekord të provincës Çaharmahal-Bakhtjari, duke vë në dukje se Imam Khomejni (ra) i ka vlerësuar fiset endacake si rezerva të vendit, e konsideroi mbajtjen e këtij kongresi si një mundësi të mirë që njerëzit t'i kushtojnë vëmendje dhe të njihen më shumë me shoqërinë e fiseve endacake dhe deklaroi: "Sot, armiqtë e Iranit dhe Islamit mbështeten në luftën e butë, prandaj të gjithë qytetarët iranian duke përfshirë edhe fiset endacake, kanë nevojë për çështje dhe prodhime kulturore. Natyrisht në punën dhe veprimtarinë kulturore si prodhimi i filmit dhe librit, reagimet dhe ndikimi i prodhimeve duhet të merren parasysh dhe të vlerësohen në mënyrë të drejtë".

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, duke iu referuar rezistencës së fiseve endacake kundër përpjekjeve të shumta të faktorëve të huaj gjatë dy-tre shekujve të fundit, tha: “Qëllimi i këtyre përpjekjeve ishte të shtynin fiset endacake të tradhtonin vendin dhe veprime të tilla si ndarje territoriale dhe lufta e brendshme, të cilat kurrë nuk patë sukses. Prandaj, fiset endacake të Iranit konsiderohen një nga shtresat më besnike të kombit iranian".

 

Ajetullah Khamenei e konsideroi sakrificën e fiseve endacake gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik dhe Mbrojtjes së Lavdishme si një tjetër manifestim i besnikërisë së tyre dhe vuri theksoi: "Faktori kryesor i bashkimit, përparimit dhe sakrificës së popullit të Iranit, duke përfshirë edhe fiset endacake, ishte faktori i fesë, që Imam Khomejni (ra) duke e përdorur këtë element jetik, e udhëhoqi Revolucionin Islamik drejt fitores, dhe pas Revolucionit, gjithashtu duke e përdorur faktorin e fesë, ai e udhëhoqi mbrojtjen dhe ruajtjen e vendit përballë agresionit ushtarak të regjimit të ish-diktatorit Sadam Husejn të Irakut i cili gëzonte mbështetjen masive nga fuqitë e huaja dhe shtetet despotike për të përmbysur Revolucionin Islamik të Iranit".

 

Ajetullah Khamenei e konsideroi dobësimin e besimit fetar, dobësimin e shpresës dhe optimizmit për të ardhmen e vendit, si elementë komponent të një lufte të butë kundër popullit iranian dhe theksoi: "Induktimi i mosekzistencës së të ardhmes, krizës dhe gënjeshtrave se zyrtaret nuk dinë ta qeverisin vendin janë prej veprimeve të armiqve të popullit iranian. Prandaj, sot çdo kush që indukton pesimizëm në mesin e qytetarëve në lidhje me të ardhmen e vendit ose mundohet të dobësojë besimin e qytetarëve dhe të përhapë pesimizëm në lidhje me të ardhmen e vendit dhe zhgënjim rreth punës dhe qeverisjes së organeve shtetërore, le ta dijë apo të mos e dijë, ai punon në dobi të armiqve të popullit iranian".

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim të fjalës së tij tha se një prej mësimeve të rëndësishëm të dëshmorëve është mësimi i shpresës dhe theksoi: "Luftëtarët tanë hynë në fushëbetejën e luftës në një situatë të tillë ku sipas llogaritjeve normale, nuk kishte shpresë për fitore, por si rezultat i përpjekjeve shpresëdhënëse, lufta përfundojë me dinjitetin dhe ngadhënjimin e Republikës Islamike të Iranit dhe shtypjen e agresorëve, domethënë edhe në rrethanat më të vështira duhet shpresuar në ndihmën dhe përpjekjen hyjnore./ParsToday