Qershor 21, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e rezistencës parandaloi pushtimin e Libanit nga regjimi sionist

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi: "Gatishmëria e rezistencës është bërë shkak që regjimi sionist të mos guxojë të mendojë për pushtimin e Libanit”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Naim Kasim, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, të hënën mbrëma në një fjalim me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Hezbullahut, deklaroi: "Hezbullahu e befasoi armikun duke planifikuar me kujdes zonat ushtarake dhe duke i pajisur ato në mënyrë të pavarur përballë agresionit ushtarak të gjithanshëm dhe ky është një nga kreativitetet dhe programet e udhëheqësit frymëzues dhe të jashtëzakonshëm, dëshmorit Emad Mughnije".

 

Duke folur rreth aktiviteteve politike të Hezbullahut të Libanit, Shejkh Kasim deklaroi se aktivitetet parlamentare të Hezbullahut filluan në vitin 1992 dhe se kjo lëvizje ishte në gjendje të ndikonte në miratimin e ligjeve dhe t'i shërbente zonave që përfaqësonte, por nuk mori pjesë në asnjë qeveri deri në vitin 2005. Shkaqet e krizave shoqërore ekonomike nuk kufizohen vetëm me terrorizmin dhe komplotet e Amerikës.

 

Shejkh Kasim theksoi se komploti dhe terrorizmi i SHBA-së kundër Libanit nuk kufizohet vetëm në krizën ekonomike dhe sociale në vend, por përfshin gjithashtu edhe korrupsionin e përhapur të qeverisë në të gjitha nivelet dhe natyrën e sistemit sektar dhe fisnor që mbron të korruptuarit.

 

Sheikh Qasim shtoi se boshti i rezistencës në këto dyzet vjet është në rritje, fitoret e mëdha, ndryshimet dhe zhvillimet kryesore në rajon, disfata e skenarëve amerikano-izraelite, zgjimi i popujve për Palestinën, ripërtëritja e çështjes së Palestinës dhe Kodsit të shenjtë dhe vendosja e saj si prioritet i parë; janë disa nga këto hapa të zhvillimit të rezistencës.

 

Hezbullahu i Libanit deklaroi zyrtarisht ekzistencën e tij në vitin 1985. Kjo lëvizje është intensifikuar gjatë katër dekadave të fundit dhe Hezbullahu ka qenë në gjendje të provojë veten si garantues i interesave kombëtare të Libanit me dy fitore të mëdha në 2000 dhe 2006. Libanezët e konsiderojnë Hezbullahun një lëvizje që i shërben interesave të të gjithë Libanit në nivel rajonale./ParsToday