Qershor 21, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • Agjentët e  Mossad-it planifikuan të vrisnin shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Një zyrtar i drejtësisë iraniane tha se tre agjentët që punonin për agjencinë izraelite të spiunazhit Mossad, të cilët u arrestuan në prill, po planifikonin të vrisnin shkencëtarët bërthamorë iranianë.

Arrestimi i këtyre operativëve të Mossad-it pasoi një operacion të ndërlikuar të inteligjencës që zgjati tetë muaj," u tha të martën gazetarëve Mehdi Shamsabadi, prokurori i përgjithshëm i provincë Sistan dhe Baluçestan në juglindje të Iranit. “Ndaj tyre janë mbledhur prova të shumta në atë mënyrë që ata nuk kanë bërë asnjë kundërshtim kur është lëshuar urdhër arresti i tyre”, ka shtuar ai. Ai vuri në dukje se disa anëtarë të celulës janë arrestuar në provincën juglindore të vendit Sistan dhe Baluçestan, ndërsa anëtarë të tjerë janë arrestuar jashtë provincës nga forcat e inteligjencës iraniane. “Të pandehurit kanë rrëfyer se disa prej tyre kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentët e Mossad-it”, theksoi Shamsabadi. Ai tha se rasti aktualisht është nën hetime paraprake dhe se së shpejti do të ngrihet një aktakuzë që do t'i dërgohet gjykatës. Zyrtari i drejtësisë iraniane nuk specifikoi kombësitë e agjentëve. Në një deklaratë më 20 prill, Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi arrestimin e tre agjentëve të Mossad-it në Sistan dhe Baluçestan./ParsToday