Qershor 28, 2022 09:54 Europe/Tirane
  • Qeveria amerikane është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut

Në një deklaratë të lëshuar me rastin e Javës Amerikane të Rishikimit të të Drejtave të Njeriut, Ministria e Punëve të Jashtme iraniane deklaroi se qeveria amerikane nuk është një mbështetëse, por një shkelës i madh i të drejtave të njeriut.

Kalendari iranian Javën Amerikane të të Drejtave të Njeriut e përkujton nga 27 qershori deri më 3 korrik; Regjistrimi i kësaj ka për qëllim rrëfimin e krimeve të shumta të kryera nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kundër popullit iranian. Sipas IRNA, Ministria e Punëve të Jashtme iraniane në një deklaratë theksoi se gjatë viteve pas Revolucionit Islamik, arroganca globale e udhëhequr nga SHBA-ja ka kryer krime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër kombit iranian, duke përfshirë atentatin e dështuar ndaj liderit suprem të Revolucioni Islamik më 27 qershori 1981, si dhe bombardimi i sallës së mbledhjeve të Partisë së Republikës Islamike dhe martirizimi i Ajetollah Beheshti dhe 72 zyrtarëve dhe personaliteteve iraniane, bombardimi kimik i Sardashtit dhe vuri në dukje goditjen një avioni pasagjerësh Iran-Air  nga një raketë dhe rrëzimin e tij mbi ujërat e kaltra të Gjirit Persik. “Irani është një nga vendet që është sulmuar më shumë nga SHBA duke përdorur si mjet çështjen e të drejtave të njeriut dhe ai është përballur me vendosjen e sanksioneve të njëanshme nga SHBA të cilat janë kthyer në një mjet që amerikan i përdor për shkeljen e të drejtave natyrore dhe ligjore të popullit iranian, përfshirë të drejtën për jetesës, shëndetin dhe mjekësinë, të drejtën për standarde të përshtatshme jetese, të drejtën për arsim dhe akses në njohuri dhe teknologji, të drejtën për zhvillim, si dhe shkelje të rënda të të drejtave të grave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë tha se populli iranian nuk është i vetmi komb që është dëmtuar nga standardet e dyfishta të të drejtave të njeriut dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut nga Shtetet e Bashkuara, dhunimi i të drejtave të pakicave në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë myslimanët dhe njerëzit me ngjyrë bombardimi i përditshëm i popullit jemenas me armë amerikane, vrasja e qëllimshme e gjeneral Sulejmani nga qeveria amerikane në Irak, janë raste të tjera të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga SHBA në botë./ParsToday