Qershor 28, 2022 13:56 Europe/Tirane
  • Përvjetori i shpërthimit terrorist të 7-Tirit në Teheran nga grupi terrorist MEK

Sot (e martë), 7 Tir 1401 Hixhri, e barabartë me 28 qershor 2022, është përvjetori i shpërthimit terrorist në zyrën e Partisë së Republikës Islamike në Teheran.

Më 28 qershor 1981 si rezultat i një shpërthimi të një bombe në sallën e mbledhjeve të Partisë së Republikës Islamike në Teheran, Ajetollah "Muhamed Huseini Beheshti", kreu i Gjykatës së Lartë, së bashku me 72 politikanë dhe fetarë iranianë si dhe katër ministra, 12 zëvendësministra dhe rreth 30 deputetë, u martirizuan nga elementë të grupit terrorist të hipokritëve të MEK. Sulmi terrorist i 28 qershorit është vetëm një nga veprimet e grupit terrorist të hipokritëve të MEK në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, i cili ndodhi pikërisht një ditë pas atentatit ndaj Ajetollah Khameneisë, liderit suprem të Revolucioni Islamik, në xhaminë Abuzar në Teheran. Në qershor 1981 dhe 1987, ndodhën sulme terroriste të sponsorizuara nga SHBA në Iran dhe me këshillën e Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, kjo periudhë u quajt java e të Drejtave Amerikane të Njeriut. Mbështetja ndaj bombardimeve kimike të Sardashtit nga regjimi Ba'ath në Irak dhe gjuajtja e drejtpërdrejtë e një rakete ndaj një avioni iranian nga një anije amerikane që vrau 290 njerëz në bord, janë akte të tjera çnjerëzore të SHBA kundër Iranit. Pas pushtimit amerikan të Irakut dhe rënies së Sadam Huseinit, elementët e grupit terrorist të hipokritëve të MEK vazhduan të mbështeteshin tek Shtetet e Bashkuara dhe Evropa./ParsToday